Një ditë pasi morën PD, Grupi i Rithemelimit ‘inspekton’ dyert e blinduara në seli

Vetëm një ditë pasi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë ‘Komisionit të Rithemelimit’ të drejtojë zyrtarisht Partinë Demokratike, ditën e sotme këta të fundit kanë shkuar në selinë blu.

Bëhet me dije se anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë inspektuar dyert e blinduara.

Kanë qenë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu të cilët provuan njëra pas tjetër sot dyert e blinduara në të 3 katete e godinës, ndërsa deklaruan se për heqjen e tyre do të duhen disa javë.

Për mediat Noka tha se kjo është një kosto që PD duhet ta mbajë tashmë, ndërsa theksoi se demokratët nuk kanë më asgjë me njëri-tjetrin, por kundërshtari i tyre tashmë është Edi Rama.

“Me njeri tjetrin nuk ka asgjë, çdo gjë është e tejkaluara, kundërshtari ynë është Rama. Sipas ekspertëve duhet shumë punë për ç’blindimin, por kjo është një kosto që duhet ta mbajnë, shtëpia e demokratëve duhet t’i kthehet demokratëve”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT