“Një tjetër ditë në Parajsë”/ Shikoni si luftojnë ushtarët AMERIKANË në Ukrainë, për PAK ORË çliruan fshatin që kishte një muaj i pushtuar nga rusët (VIDEO)

Një grup vullnetarësh amerikanë i janë bashkuar forcave ushtarake ukrainase në luftën kundër pushtuesve rusë.
Ata janë pjesë e Legjonit të ushtarëve të huaj me rreth 20,000 vullnetarë nga vende të ndryshme të botës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ushtarët vullnetarë amerikanë dallohen pas betejës me trupat ruse.
Ushtria ukrainase pretendon se amerikanët kanë arritur të çlirojnë një fshat që kishte një muaj i pushtuar nga rusët.
“Një tjetër ditë në Parajsë! Kemi disa djem që janë qëlluar. Kam komandantin aty, kemi flamurin amerikan në krahë. Kemi ndërtesa që digjen, kemi murtaja, kemi raketa. Kemi çdo gjë për ta bërë ditën të bukur”, dëgjohet të thotë një prej tyre.