Një tjetër qytet ukrainas drejt rënies, kryebashkiaku: Ushtria ruse po vendos postblloqe

Qyteti jugor i Ukrainës, Kherson është i rrethuar nga ushtarë rusë, sipas rrëfimeve të një gazetareje ukrainase, Alyona Panina, dhe kryebashkiakut të qytetit.

Gazetarja tha se qyteti është në fakt i rrethuar, ka shumë ushtarë rusë dhe pajisje ushtarake nga të gjitha anët dhe se në dalje të qytetit rusët kishin vënë postblloqe.

Ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit, Igor Kolykhayev me anë të një postimi në rrjetet sociale tha “Ushtria ruse po vendos postblloqe në hyrjet e Khersonit. Kherson ka qenë dhe do të mbetet ukrainas”.

Kujtojmë që Rusia po avancon edhe drejt Kievit, pasi një autokolonë me makina të blinduara dhe tanke janë nisur drejt kryeqytetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT