VIDEO/ Njerëzit e Berishës pushtojnë zyrën e Bashës, ironia e militantit me këmbët mbi tavolinë: Gjeta një tabelë shumëzimi të pluhurosur

Një incident tjetër ndodhi ndërkohë gjatë konferencës së Alibeajt, pasi Berisha ishte larguar nga selia e PD-së së bashku me mbështetësit e tij.
Një grua, anëtar e PD-së, mbante në duar teserën e partisë dhe ulëriste pikërisht në momentin kur Alibeaj deklaroi se PD nuk kishte vend për një person non-grata. Madje ajo tentoi të hynte në sallën e konfererencave.
“Në emër të Birit, të Atit dhe Shpirtit të Shenjtë nuk mund të më pengoni të bërtas këtu”, tha ajo teksa bërtiste “mos më prek!”, “mos më prek!”.
“Kam vënë këmbën aty që fëmijë dhe kjo është shtëpia e lirisë. Nuk ka tradhtarë, ka vetëm shqiptarë dhe emigrantë që punojnë për Shqipërinë. Mos më tregoni se çfarë dua të bëj se po luftojmë për jetë a vdekje”, tha ajo. Ndërsa sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi është munduar që ta qetësojë gruan e irrituar që thoshte se jam në Shtëpinë e Lirisë.
Ndiqni videon e plotë më poshtë