“No-Fly zone” në Ukrainë? Sekretari Britanik: Kjo dëmton jo vetëm aleatët e NATO-s, por edhe vetë UKRAINEN

Sekretari britanik I mbrojtjes thotë se “no-fly zone” mbi Ukrainë jo vetëm do të rrisë rrezikun për aleatët e NATO që do të konfrontohen direkt me avionët rus, por do të dëmtojë mundësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten.
Në një vizitë në Estoni dhe Danimarkë këtë javë, Ben Wallace i tha BBC se Rusia ka qenë e suksesshme deri tani në shkatërrimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Ai tha se avionët ukrainas dhe dronët ishin “një nga të paktat mjete” që Ukraina kishte për të goditur forcat ruse në distancë dhe tha: nëse do të ketë një no-fly zone, do të jetë në funksion për të dy palët.
Ai tha se mund të kete një mundësi ndaj rusëve që mund të vazhdojnë të targetojnë qytetet me artilerinë e tyre të rëndë dhe raketat nga toka.
“Mendoj se njerëzit duhet të pyesin veten përpara se të sugjerojnë të tilla gjëra, cfarë do të thotë kjo në terren dhe cfarë do të thotë kjo për NATO, kur ka mënyra të tjera që të ndihmojmë Ukrainën të mbrojë veten nga ajri” tha ai.
Shtetet perëndimore I kanë dhënë Ukrainës qindra “Stinger” një raketë anti-ajrore. Presidenti I Ukrainës Zeleksky publikisht kërkoi një non-fly zone. Por Ëallace tha se ai ka qenë në kontakt të përditshëm me ministrin e mbrojtjes së Ukrainës që nuk ia ka kërkuar një gjë të tillë, raporton BBC.