Nuk do të shpallim gjendjen ushtarake! Putini kërcënon NATO-n: Sanksionet e Perëndimit janë shpallje lufte

Presidenti rus Vladimir Putin i rikthehet kërcënimit ndaj NATO-s dhe Perëndimit, “Sanksionet kundër Rusisë përfaqësojnë një deklaratë lufte”, tha Presidenti i Federatës Ruse duke folur në një ngjarje përpara Ditës së Gruas më 8 Mars.
Putin, i cili vazhdon me propagandën në vend, e quajti “të vështirë vendimin për të dhënë urdhër për fillimin e operacionit ushtarak në Ukrainë”.
Presidenti shpjegoi se “Rusia po përpiqej ta zgjidhte konfliktin në Ukrainë në një mënyrë paqësore: ishte e nevojshme që Donbass të fliste rusisht dhe të jetonte në mënyrën e vet, por ata e kundërshtuan atë. Njerëzit në Donbass – paralajmëroi ai – nuk janë qen endacakë, 13 deri në 14 mijë njerëz kanë vdekur, por Perëndimi nuk e kupton.
Më pas kaloi te kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj Ukrainës: “Udhëheqja aktuale në Kiev duhet të kuptojë se nëse vazhdon në të njëjtën frymë, ajo po vë në pikëpyetje të ardhmen e shtetësisë ukrainase dhe, nëse kjo ndodh, do të jetë tërësisht në ndërgjegjen e tyre”.
Ka pasur zëra se Putini po planifikonte të shpallte gjendjen ushtarake që është kur ligji normal civil pezullohet ose ushtria merr kontrollin e funksioneve të qeverisë. Ai tha se ka gjendje të tjera të veçanta emergjente që mund të përdoren në rastin e një “kërcënimi të jashtëm në shkallë të gjerë”por se ai nuk ka plane as t’i prezantojë ato.
Futja e një ligji të posaçëm dhe ushtarak në territorin e Federatës Ruse nuk është planifikuar, tha presidenti rus Vladimir Putin të shtunën në një takim me ekuipazhet gra të fluturimit të linjave ajrore ruse.