Nuk është Berisha, ja kush e solli TAP-in në Shqipëri! (VIDEO)

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, ish-drejtori ekzekutiv i EGL në Shqipëri Bashkim Baholli hedh dritë mbi shumë anë të panjohura të projektit të TAP në Shqipëri.
Kujtojmë që EGL ishte kompani tregtare energjie me bazë në Zvicër, e cila inicio projektin e gazsjellësit të TAP, ndërsa Bashkim Baholli deri në vitin 2016 ishte drejtori ekzekutiv i EGL. Baholli shprehet se meritë për futjen e TAP në Shqipëri ka Hoakim Konrad (drejtor i EGL në Zvicër), Naska Afezolli (ish punonjës i TAP) dhe vetë ai si drejtor ekzekutiv i EGL në Shqipëri.
“Meritë për futjen e TAP në Shqipëri ka Akim Konrad gjerman (drejtor i EGL në Zvicër), Naska Afezolli, më fal që po e them por duhet, jam edhe unë, pra unë dhe keta dy persona kemi meritën për futjen e TAP në Shqipëri. Takimet e mia për TAP nisin në 2003 me ministrin socialist Viktor Doda, pas ndërrimit të tij vijova një komunikim të shkëlqyer me kabinetin Ruli.
Në kohën kur ministrinë e kishte PD, ishin në unanimitet në mbështetje të projektit të TAP. Sipas meje Berisha ka pjesërisht të drejtë kur flet për TAP-in sepse ai i ka dhënë mbështetje në Shqipëri, ministria më mbylli dyert në momentin që e mori LSI në drejtim. Madje sot as unë dhe Naska Afezolli nuk e dimë se çfarë marrëveshje ka Shqipëria për TAP.”, u shpreh në një intervistë ekskluzive për “Shqip” ish-drejtori ekzekutiv i EGL në Shqipëri Bashkim Baholli./Dritare.net