Nuk i dhanë fjalën, Berisha braktis menjëherë Kuvendin: Felaj kuptoi se do ia plasja në fytyrë Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur ditën e sotme Kuvendi pasi nuk i është dhënë fjala për të replikuar kryeministrin Edi Rama.
Në dalje të Kuvendit, në një fjalë të shkurtër mbajtur për mediat, Berisha e cilësoi këtë një ndërhyrje të Felajt që sipas tij, nuk e lejoj t’i tregonte Ramës të vërtetat në fytyrë.
“Tabaku foli sipas listës. Ishte ndërhyrje antiligjore e zonjës Felaj pasi e kuptoi që unë po dilja tja përplasja Ramës të gjitha në fytyrë dhe asi u largua dhe ia mbathi. Pasi dërdëlliti një orë e ca, dublikoi interpelancën e ministres sepse Hila e zoti me fakte poshtë atë. Ky foli gjysmë ore për këtë, dhe për Putinizma. Zonja Felaj s’më dha fjalën ndaj unë dola para jush për të shfrytëzuar fjalën”.- tha Berisha./Gazeta Shqip