Pa energji dhe pa ngrohje, banorët në Mariupol shkrijnë borën për pak ujë

Situata në Ukrainë çdo ditë përkeqësohet edhe më shumë. Qytetet me më shumë bombardime momentalisht janë Mariupol dhe Volnovakha.
Një punonjës i shoqatës bamirëse mjekësore Médecins Sans Frontières (MSF) ka përshkruar situatën atje. Ai ka treguar se banorët kanë marrë dhe kanë shkrirë borën për të pasur pak ujë.
“Dje mblodhëm ujin e borës dhe shiut për të pasur pak ujë, u përpoqëm të merrnim ujë falas sot, por radha ishte e madhe. Shumë dyqane ushqimore u shkatërruan nga raketat dhe gjërat e mbetura u morën nga njerëzit në nevojë të dëshpëruar” tha ai.
“Ende nuk ka energji, ujë, ngrohje dhe lidhje celulare. Askush nuk ka dëgjuar ende për ndonjë evakuim. Farmacitë janë pa mjekësi” ka treguar ai ndër të tjera.
Kujtojmë që sot nëë mëngjes u tha për një armëpushim të përkohshëm që do të lejonte që të evakuoheshin, por që nuk ndodhi ashtu, pasi Ukraina tha se njerëzit nuk largohen dot pasi rusët nuk i kanë ndalur bombardimet.