Pak ditë pasi u largua nga Ukraina, shtëpia e boksierit Usyk bie në duart e rusëve

Kampioni i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk, vendosi disa ditë më parë që ta linte luftën në Ukrainë dhe t’i përkushtohej profesionit të tij.
Ai i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut nga agresori rus. Por pak më vonë, Usyk njoftoi se ka vendosur për të nisur përgatitjet për rimeçin me Anthony Joshuan.
Megjithatë, Oleksandr Usyk dhe gruaja e tij, Yekaterina, nuk i kanë harruar ata që kanë mbetur në Ukrainë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me të afërmit e tyre që mbeten në vend.
Një fqinj i çiftit i njoftoi gruas së boksierit se shtëpia e tyre në Vorzel, afër Kievit, ishte e pushtuar nga ushtarë rusë. Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi boksieri u largua nga Ukraina për t’u përgatitur për ndeshjen me Joshuan.
Yekaterina përmes llogarisë në “Instagram” njoftoi se shtëpia ishte e zënë nga ushtarë çeçenë e rusë dhe se tanke dhe mjete tjera ushtarake ishin vendosur aty.
“Ata jetojnë në shtëpinë time. Nuk do të keni shumë kohë. Sigurisht, kur ata erdhën tek ne, ata u çmendën. Shtëpi të mira, njerëz të lirë. Qytetet e tyre në kohë paqeje duken si Mariupoli tani ”, ka shkruar ajo.