Pamjet e rënda në Durrësi/ Një “mal” me 1 milion pula të ngordhura (VIDEO)

Dalin pamjet e para nga Durrësi, ku ka shkuar gati në 1 milion numri i pulave të ngordhura në qytetin e Durrësit, që përbëjnë 80% të tufës së dy pularive.
Siç duket edhe nga foto pulat e ngordhura janë mbledhur bashkë në një vend, ndërsa subjektet kërkojnë ndihmë nga shteti për t’i groposur.
Edhe pas denoncimeve, Ministria e Bujqësisë deklaroi se nuk është grip shpendësh pasi kishin kryer testime por një tjetër infeksion.
Dy ditë kaluan dhe dje Ministria deklaroi se pas analizave të kryera më 19 mars provuan se në zonë qarkullon gripi i shpendëve. Për këtë skandal dje u shkarkua Tana Kika, drejtore e Përgjithshme e AKV-së dhe Mbrotjes së Bimëve.
Lajmi i ngordhjes së qindra mijëra pulave u bë publik në datë 16 mars kur një informacion i përcjellë nga korrespondentja e Top Channel në Durrës fliste për ngordhje masive shpendësh në tre ferma, shifra ishte 500 mijë.
Lajmi u pasua nga një heshtje disa orëshe e ministrisë së bujqësisë, e cila vetëm në orët e pasdites doli me versionin se pulat kishin laringit dhe mohoi kategorikisht të bëhej fjalë për grip shpendësh sic flitej nëpër korridoret e institucioneve të linjës në Durrës.