Paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Flet negociatori rus: Bisedimet do të rifillojnë nesër

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë,  por ka pasur pak përparim në çështjet kryesore politike. Kështu ka deklaruar negociatori rus, Vladimir Medinsky i cili tha se të dy palët “po shkelnin në ujë”.

Megjithatë, ai tha se po i afroheshin një mirëkuptimi për çështjet dytësore. Zyrtari rus bëri me dije se bisedimet për negociata do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme.

“Negociatat kanë vazhduar gjatë gjithë javës, nga e hëna në të premte, në formatin e videokonferencës dhe do të vazhdojnë edhe nesër”, tha ai.

Ukraina prej një muaji është nën pushtimin rus, ku ushtria e presidentit Vladimir Putin ka bombarduar disa nga qytetet e mëdha si Kiev, Kharkiv, Mariupol, duke vrarë shum civilë, mes tyre fëmijë dhe të moshuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT