Paralajmëron ministri gjerman: Pasuritë e oligarkëve duhet të “ngrijnë” menjëherë

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck tha se Gjermania duhet të ngrijë menjëherë asetet e oligarkëve si pjesë e sanksioneve të Rusisë pasi pushtoi Ukrainën.
“Pasuritë e oligarkëve duhet të ngrijnë menjëherë dhe unë supozoj se agjencitë përkatëse të qeverisë federale do të ndërmarrin hapat e nevojshëm,” u tha Habeck gazetarëve në Berlin.
Ai tha se procesi i ngrirjes së aseteve të miliarderëve rusë në Gjermani do të përfshijë ministritë e financave dhe drejtësisë të Gjermanisë, si dhe kancelarinë.
Kujtojmë se që nga pushtimi i Putinit në Ukrainë, qeveritë perëndimore kanë kërkuar të ngrijnë asetet e oligarkëve jashtë shtetit së bashku me ato të Putinit, si dhe t’i pengojnë ata të udhëtojnë.