Pas bombardimeve të shumta, Rusia shpall korridoret humanitare për dy qytete në Ukrainë

Korridoret humanitare për qytetet Mariupol dhe Volnovakha, do të hapen të shtunën në orën 10:00 sipas kohës lokale të Moskës. Kështu ka njoftuar Ministria ruse e Mbrojtjes.
Mediat në Rusi shkruajnë se një “regjim qetësie” do të zbatohet në mënyrë që popullata civile të largohet nga qytetet. Ministria e Mbrojtjes është shprehur se për këtë ka pajtueshmëri edhe me autoritetet ukrainase.
Por pavarësisht kësaj, ende nuk ka ndonjë konfirmim nga pala ukrainase. Kujtojmë se më herët, kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko, bëri thirrje për një korridor humanitar mes një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse.