Pas çaktivizimit të hartës në Google, Ukraina me strategji të re, heq tabelat e emrave të rrugëve në qytete e fshatra, rusët në “udhëkryq”

Ukraina po luan çdo “gurë” dhe strategji që të ngatërrojë dhe të mund rusët në këtë betejë, të cilët prej 6 ditësh kanë pushtuar Ukrainën.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u ka kërkuar qytetarëve që të heqin emrat e rrugëve. Në këtë mënyrë armiku do të ngatërrohet dhe çorientohet duke mos ditur rrugën, pasi kemi të bëjmë me një territor shumë të gjerë.
Pas thirrjes qytetarët kanë hequr tabelat me emrat e rrugëve në fshatra dhe qytete, duke bërë që armiku të mbesë në udhëkryq.
“Për të ngatërruar dhe çorientuar armikun që po lëviz ilegalisht në Ukrainë, ne bëjmë thirrje të hiqen tabelat me numrat dhe emrat e rrugëve/qyteteve/fshatrave në rajonet e tyre”, shkroi Ministria e Mbrojtjes në Tëitter.
Ndërkohë që dje Google ka çaktivizuar të dhënat e drejtpërdrejta të trafikut që të shfaqen në aplikacionin e Maps në Ukrainë.
Kështu që Rusët nuk mund të orientohen as ne tabela dhe as me GPS. Kjo jep shkresën ukrainasve që armiku të vonohet në gjetjen e rrugës.