Pas dështimit të përpjekjes së parë/ Rusia thotë se do të hapë korridore humanitare për evakuimin e civilëve

Rusia do të hapë korridore të reja humanitare në disa qytete të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë armëpushimi do të jetë në fuqi nga ora 10:00 me orën lokale (08:00 GMT) me rrugë evakuimi të vendosura në kryeqytetin Kiev, si dhe në Kharkiv, Mariupol dhe Sumy. Të gjitha këto qytete janë aktualisht nën një sulm të ushtrisë ruse.

Zyrtarët ukrainas ende nuk e kanë konfirmuar këtë. Gjatë fundjavës, dy përpjekje për të hapur një rrugë për të lejuar evakuimin e civilëve nga Mariupol në juglindje të vendit u shkatërruan.

Zyrtarët ukrainas thanë se kjo ishte për shkak se Rusia vazhdoi të bombardonte qytetin gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT