Pas Durrësit, lëshohet alarmi edhe për mijëra pula të ngordhura në një qytet tjetër të vendit

Pas Durrësit lëshohet alarmi edhe në Korçë për përhapjen e gripit të shpendëve pasi dyshohet për qindra-mijëra pula të ngordhura.

Sipas ekspertëve sëmundja “Laringotrakeiti” ka rënë në masë tek shpendët në jug-lindje të vendit.

“Një rast që është çuar për analiza”, thotë Adriatik Skenderasi përgjegjës i sektorit veterinar pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Korçë.

Bëhet me dije se drejtoria e Bujqësisë ndodhet në terren për verifikime dhe kontrolle në pulari. Vetëm në Durrës ditën e sotme u raportua për 175.300 pula të ngodhura.

Në ditët në vijim do dalin shifrat për pularitë e tjera dhe numri total pritet në rang qyteti të kaloj 500 000.

“Laringotrakeiti” është një sëmundje e rrezikshme infektive që shkakton aktivitetin e viruseve nga familja herpes.

/b.h

Back to top button
LAJMET E FUNDIT