Pas dy javësh në luftë të ashpër, shpresë për një takim të mundshëm mes Putin dhe Zelensky

Prej 15 vitesh vijon lufta në Ukrainë. Pas këtyre dy javevë të frikshme duket se vjen një fije shpresë pasi mund të ketë një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov, ku tha se kjo po bisedohet mes ministrave të jashtëm në takimin që po mbahet në Turqi.
“Kiev vazhdimisht kërkon bisedime të drejtpërdrejta mes Putinit dhe Zelenskit, tani kjo çështje po diskutohet nga ministrat e jashtëm”, tha Peshkov.
Kujtojmë që në deklarata publike Zelensy shpesh ka kërkuar që të ketë një takim mes tij dhe Putin, duke thënë se vetëm kështu mund të ndalonte lufta në Ukrainë. Mbetet për të parë nëse do të ketë dakordësim që presidentët e dy vendeve të takohen dhe të flasin për luftën dhe pushtimin rus.