Pas Ukrainës, një tjetër shtet “merr hov” dhe kërkon integrimin në BE

Kryeministri i Gjeorgjisë Irakli Garibashvili ka nënshkruar ditën e sotme një kërkesë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Kjo thirrje vjen pas kërkesës urgjente të bërë nga Ukraina, e cila është në kushte të jashtëzakonshme në të cilat ndodhet vendi aktualisht.
“Aplikimi për anëtarësim në BE është një tjetër fazë e rëndësishme në rrugën e integrimit evropian të Gjeorgjisë”, tha kryeministri gjeorgjian në një konferencë të posaçme përpara nënshkrimit të dokumentit zyrtar./ Gazeta SHQIP