“Për shpirt të teze Utës, ju therëm”/ Rishfaqet në protestë i riu që u bë viral: 3 ditë në birucë…

“Ulni taksat, se për shpirt të teze Utës, ju therëm,” ishte fjala e një të riu gjatë protestave për uljen e çmimeve, që u bë virale në rrjetet sociale.
Për gjuhën e përdorur, i riu u shoqërua në polici, ndërsa sot ai u rishfaq sërish në protestë, ku tha se këto ditë që ishte në burg çmimet janë rritur sërish.
“Më mbajtën në birucë për 3 ditë. Ju bëj thirrje të gjithë studentëve, shokëve të mi, familjarëve, të mbushin sheshet dhe të protestojnë për të drejtën e tyre.
Të dalin të gjithë. Edi Rama nuk mundet ta mbajë peng Shqipërinë. Ne kemi patur të drejtë, por e drejta jonë nuk është çuar ende në fund.
Ne u arrestuam padrejtësisht, turpi është për Edi Ramën. Na arrestuan në trotuarët e atdheut tonë,” tha Gentjan Tufa.