“Për të vënë duart në kokë!”, Rama: Shkodranët sikur i ka marrë peng edhe i vdekur Enveri, jeni o me varenë o me bravën

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Shkodër në mbyllje të fushatës së zgjedhjeve të “6 Marsit”.

Ai sulmoi kryebashkiaken në detyrë të Shkodrës, Voltana Ademin, duke u shprehur se në këtë qytet është për të vënë duart në kokë se si njerëzit janë të ndarë ose me ‘varenë’ ose me bravën, duke ironizuar Berishën dhe Bashën.

Kreu i qeverisë shtoi se duket sikur Shkodrën e ka marrë peng edhe i vdekur diktatori Enver Hoxha.

“Bashkia e Shkodrës është mizerabël në krahasim me bashkitë e tjera të Shqipërisë. Bashkitë e tjera s’kanë të krahasuar. Na duhet një bashki si e botës ku ai apo ajo që drejton, është aty në radhë të parë për ti shërbyer komunitetit dhe jo për ti ndarë ata; tanët dhe të armikut. Këtu është çudi e madhe a thua bashkia është një bunker për t’i rezistuar komunizmit akoma kur komunizmi ka vdekur.

Ka 32 vite që ka vdekur. Nëse ka diçka komuniste akoma gjallë është hija e atij që do me u kthye me zor. S’ka gjë tjetër nga komunizmi në Shqipëri. Komunizmi ka vdek! E kam thënë dhe në fushatën tjetër. Është për të vënë duart në kokë kur sheh Shkodrën kur institucion me këmbëngulje, veshët ngulur, dhe hundët mbyllur, që nuk ndjenë erën e plehrave, që ose me varenë ose bravën, o s’ka.

Ti thua, këta i ka marrë peng edhe i vdekur Enver Hoxha se dhe mallkimi i Enver Hoxhës, që shkodranët e kishin vënë në shënjestër qysh kur ishte gjallë. Regjimi i tij mori një nga goditjet para në Shkodër. S’ka asnjë mundësi tjetër që të rrish peng i një armiqësie imagjinare me një komunizëm imagjinarë dhe komunista imagjinarë. Shkodra mund të jetë peng i së shkuarës në 6 mars, por ne jemi këtu.”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT