“Për turpin e dheut”/ Rama kapet sërish me protestuesit: Duan të mbushin X5-at e tyre dhe dalin me drita iPhone-sh

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar protestat e mbajtura kundër rritjes së çmimeve, duke kujtuar luftën në Ukrainë, që sipas tij është një prej shkaktarëve. Rama sqaroi paketën sociale, për të cilën tha se gjysmë milioni njerëz do marrin për 3 muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin.

“Gjysmë milioni njerëz që do të marrin për 3 muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin që kompenson rritjen e çmimeve. Rritja e çmimeve është e përllogaritur në bazë të çmimeve të mëparshme dhe në bazë të konsumit dhe përllogaritja e INSTAT për këtë rritje është 7% që i bie në një mesatare 25 mijë lekë të vjetra i shtohet një familje për çmimet e shportës, për familje që nuk janë të ardhura të larta dhe prandaj ne do shtojmë 30 mijë lekë direkt në dorë që pavarësisht rritjes së çmimeve familjet të blejnë ushqimet e shportës, të mos iu mungojë asnjë lekë për të blerë ushqimet e shportës”, tha Rama.

Sipas tij, këtu janë kategori specifike pensionistësh dhe nga 630 mijë pensionistë, shkojmë në mbi 400 mijë pensionistë të cilët do të marrin këtë bonus nga paketa e rezistencës, pastaj kemi të gjitha familjet në ndihmë ekonomike. “Kemi kategoritë e invalidëve, paraplegjikëve, të të verbërve. Këtë bëjmë ne dhe këtë duhet të bëjmë ne. Nuk jemi këtu për të ulur naftën për ata që duan të furnizojnë fuoristradat X5.

Për turpin e dheut ndërsa bota del në protesta për ata që kanë bombat mbi kokë, për ata që vdesin e shkatërrohen atje, këtu janë disa që dalin me makina X5 dhe bëjnë protesta me drita iPhone-sh. Nuk kanë pensionistët drita iPhone-sh dhe nuk kanë vetura për të mbushur. Nuk janë pensionistët që marrin autobusin apo furgonin ndotës të mjedisit. Mjedisin e ndot djegia e karburanteve,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT