Përçarja e PD-së ‘shkon’ në Kuvend/ Debate me Grupin e Rithemelimit, Alibeaj: Mos u gajasni me këto skena

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes Grupit të Rithemelimit dhe Partisë Demokratike zyrtare.
Deputeti i grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho kërkoi yshimin e rendit të ditës, pasi sipas tij duhet të jetë e para interpelanca e kërkuar prej tyre me kryeministrin Edi Rama dhe jo mocioni i debatit me qeverinë i kërkuar nga Partia Demokratike për rritjen e çmimeve.
Ndërkohë, kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj u bëri thirrje kolegëve që të mos përfshijnë në Kuvend debatet e brendshme të partisë.
“Për gjithë qytetarët dhe kolegët që kanë respektin tim maksimal, familja jonë ka rregullat e veta, ka kontributin e vete gjithsecili. Edhe deputetëve miq të mi, kolegë të mi që çështje të brendshme të mund t’i nxjerrim. Në mbledhjet e grupit ku të gjithë së bashku jemi kemi të gjitha mundësitë për të bërë kërkesat. E megjithëkëtë sipas procedurës sekretari i grupit u ka dhënë mundësinë të gjithë deputetëve që të flasin. Një kërkesë për këdo në një familje serioze në respekt të njëri tjetrit, primare është që ky parlament ka synimin kryesor mbrojtjet dhe të jetë protektor i interesave të qytetarëve. Të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë me të gjithë mundësitë. Ky është synimi që kemi ne. Kjo nuk ishte për ju, por ju meqë jeni ulur aty mos krijoni asnjë lloj provokimi për të krijuar skenare të tilla. S’keni të drejtë të gajaseni me këto skena”, tha Alibeaj.