Përfundon mbledhja e “tensionuar” e PD, Alibeaj: Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë, si Berisha

Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit Parlamentar të PD-së.

Kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat, teksa është prehur se ish-kryeminstri Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar pasi është i përjashtuar.

Ndër të tjera në fjalën e shkurtër për mediat ai ka thënë gjithashtu se sinajlet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë blu, referuar këtu Berishës.

“Sinjalet nuk mund të jepen duke pushuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme si Berisha. Ka një vendim të parlamentit, i cili ka konstituar cili është grupi parlamentar i PD, Berisha nuk është pjesë. Për të gjetur gjuhën e përbashkët, ca akte të rëndësishme që të perceptohen nga njerëzit, ndërprerja e gjuhës linçuese, proceset paralele që zhvillohen për të thellluar ndasinë nuk japin sinjale bashkimi. Të ndërpritet kjo gjuhë dhe këto sinjale të njëanshme që demokratët në bazë të bashkohen. Ky është hapi i parë”, tha Alibeaj para mediave./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT