Përfundon zyrtarisht votimi në 6 bashkitë e vendit/ Pjesëmarrja vetëm 30%, bashkia Vorë shpall e para rezultatet

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarëve në 6 bashkitë vendit është  mbyllur në orën 19:00.

Në Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë  qendrat e votimit qëndruan të hapura për 12 orë, që prej 07:00 në mëngjes, duke ju dhënë mundësinë qytetarëve të ushtronin të drejtën e tyre.

Megjithatë, pjesëmarrja ishte tëpër e ulët ku vetëm 30.33% e qytetarëve me të drejtë votë e ushtruan këtë të drejtë. Dibra ishte qarku me pjesëmarrjen më të lartë, 43.35 %, e ndjekur nga bashkia Vorë me 40.33 % dhe Lushnja me 35.96 %. Ndërkohë Durrësi kishte pjesëmarrjen më të ulët, vetëm 26.27 %.

Pjesëmarrja e ulët në votime u ndikua dhe nga kushtet e këqija të motit, ku ne zonat Shosh dhe Pult të Shkodrës votimi u anulua.

Kutitë pritet të dërgohen në KZAZ përkatëse ku do nisë numërimi, ndërsa për bashkinë Vorë rezultati pritet të shpallet në orën 20:00, për shkak se në këtë bashki u votua me votim elektronik.

Përfundon zyrtarisht votimi në 6 bashkitë e vendit/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT