PLAS në PD/ Basha në mbledhjen e Grupit: Nuk kam humbur asnjë betejë, m’i kanë vjedhur! Deputetët e kundërshtojnë: Duhet të japësh dorëheqjen! Nuk na beson më asnjë kështu

Ka rifilluar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha në fjalën e tij para deputetëve është justifikuar për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme.
Ai është shprehur se 6 Marsi ishte një tjetër kurth pas 8 Janarit, teksa shtoi se PD u detyrua të merrte pjesë në këto zgjedhje. “6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk kam humbur asnjë betejë, m’i kanë vjedhur”, mësohet të ketë thënë ai.
Por deputetët Ferdinand Xhaferri dhe Dashnor Sula e kanë kundërshtuar kryedemokratin, duke i këkruar që të japë dorëheqjen, pasi me këto justifikime nuk po i beson më ansjë qytetar.
“Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë gare. Duhet të largohesh si kryetaro na fyen kur thua se s’ke humbur asnjë betejë”, është shprehur Xhaferri.