Plas SHERRI në Berat, grushta e fyerje mes protestuesve dhe Policisë, shoqërohen disa persona (FOTO)

Protestuesit në Berat janë përplasur me forcat e rendit, ku nuk kanë munguar konfrontimet fizike dhe sharjet mes tyre.

Ata bëjnë thirrje që të bashkohen sa më shumë qytetarë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, ndërkohë raportohet se janë shoqëruar me forcë disa persona.

Qytetarët kërkojnë uljen e taksave dhe rritjen e rrogave, ndërsa po tentojnë të bllokojnë rrugën në hyrje të qytetit.

“Çfarë bëni ore, çfarë bëni?”, dëgjohet të thotë një qytetare forcave policore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT