“Po buzëqeshim se do t’ia dalim”/ Aktori ukrainas humb jetën në betejë me rusët

Aktori i njohur i Ukrainës, Pasha Lee, ka ndërruar jetë në betejën e tij me forcat ruse, të cilat pushtuan qytetin në perëndim të Kievit.

Ai ishte vetëm 33 vjeç dhe mori armën që të luftonte kundër forcave ruse në Irpin, shkruan Periskopi. Lee thuhet se iu bashkua Forcave të Armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur atdheun e tij gjatë pushtimit të vazhdueshëm.

Vetëm dy ditë më parë, aktori kishte ndarë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shihej bashkë me një kolege të veshur me uniformë ushtrie.

“Për 48 orët e fundit kishim një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një foto se si po bombardojmë, dhe ne po buzëqeshim sepse do t’ia dalim dhe gjithçka do të jetë Ukrainë, ne po punojmë”, kishte shkruar Lee.

Aktori ka luajtur në filma si: “Meeting of Classmates”, “The Fight Rules”, “Selfie Party”  dhe  “Zvychayna Sprava”.

Mediat e huaja shkruajnë se ai gjithashtu ishte prezantues në kanalin DOM dhe bëri punë si dublues në filma si “The Lion King” dhe “The Hobbit”, sipas një postimi në Facebook nga Sergiy Tomilenko, President i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT