“Po zhvillojmë një super hetim”/ Manja paralajmëron: Nuk kemi mbaruar punë me Kadastrën

Në një konferencë për shtyp, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar një tjetër aksion në zyrat e Kadastrës në vend.

Teksa foli për aksionin e ndërmarrë dje falë një denoncimi nga qytetarët, ai tha se po zhvillohet një super hetim me të gjitha abuzimet në lidhje me pronësitë, ku në fokus është bregdeti.

“Asnjë zyrtar dhe ish zyrtar abuzues me detyrën nuk duhet të ndjehet i sigurt dhe ta bëjnë gjumin e qetë. Dua të falënderoj qytetarët që denoncojnë. Aksioni i djeshëm erdhi pas denoncimit të një qytetari.

Denoncimet nuk duhet ti bëjnë pasia ata nuk zgjidhin hall por menjëherë pasi zyrtarët i shtyjnë në korrupsion. Nuk kemi mbaruar punë as me Kadastrën e Sarandë dhe as në të gjitha zyrat. Ka në proces një super hetim me të gjitha abuzimet me fokus të veçantë bregdetin. Dosja që shtrihet në kohë, kam parasysh jo vetëm periudhën e qeverisjes tonë, por që në momentet kur kanë filluar abuzimet me pronën. Në këtë hetim përfshihen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës, dhe pas përfundimit të këtij hetimi rezultatet konkrete do të jenë në duart e SPAK.

Dua të jem i qartë ne emër të qeverisë e them sot çdo abuzues me pronën pavarësisht gradës që mban, çdo nëpunës që ofron një shërbim publik ndaj qytetarëve, do të përgjigjet dhe do të përballet me forcën e ligjit”, tha Manja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT