Policia i ndjek “këmba, këmbës”, protestuesit bllokojnë Zogun e Zi

Protesta kundër rritjes së çmimeve është spostuar në kryqëzimin e Zogut të Zi, ku qytetarët kanë bllokuar këtë pikë kryesore të qarkullimit të mjeteve.
Protesta është organizuar në rrjetet sociale dhe kërkohet që qeveria të ndërhyjë për të ndikuar në uljen e çmimeve. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës është reflektuar si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë këtyre ditëve, protesta janë zhvilluar dhe në qytete të tjera të vendit. Pas protestave nga ana e saj qeveria i komunikoi sot furnizuesve të karburantit synimin e saj për të ndërhyrë me urgjencë në kontrollin e çmimeve të tregtimit të naftës, gazit dhe benzinës në vend, për shkak të situatës së paprecedentë të krijuar si pasojë e luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve në tregjet botërore.