Presidenti kroat kërkon në Samit anëtarësimin e Kosovës në NATO: Duhet të jetë një shtet i plotë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, gjatë Samitit ditën e sotem të NATO-s, të mbajtur në Bruksel, ka propozuar që Kosova të anëtarësohet në organizatë dhe të jetë një shtet i plotë.

Kjo deklaratë e presidentit kroat është bërë me dije pas përfundimti të Samitit. Në një deklaratë për mediat Milanoviç tha se gjatë Samitit kishte propozuar që Kosova të bëhej një shtet i plotë.

Presidenti tha se gjatë Samitit u diskutua dhe mbi rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, por theksoi se nuk është përmendur as Serbia e as Kosova.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë. Regjioni është përmendur, Bosnja-Hercegovina si shtet që pretendohet se është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Serbia e Kosova nuk u përmendën”, tha Milanoviç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT