Protesta para Kryeministrisë, ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni çdo tubim

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë për protestën e sotme që do të mbahet kundër rritjes së çmimeve para Kryeministrisë.

Në një njoftim, ambasada këshillon qytetarët që të shmangin çdo lloj tubimi. Në njoftimin e bërë publik, ambasada kërkon nga qytetarët që të monitorojnë mediat lokale dhe të marrin informacionet e nevojshme për të ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e ligjit.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Njoftimi i plotë

“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Ditën e shtunë, datë 19.03.2022, me fillim në orën 11:00 para Kryeministrisë në bulevardin Dëshmoret e Kombit, është planifikuar të zhvillohet një protestë, do ketë devijime qarkullimi dhe bllokim të akseve rrugore. Krahas kësaj proteste të planifikuar ka pasur edhe disa protesta të paplanifikuara dhe të paparalajmëruara në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin. Këto protesta shpesh ndodhin pranë shesheve publike dhe/ose ndërtesave qeveritare dhe mund të ndodhin në çdo kohë të ditës”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT