“Putin është duke u vetëizoluar në Rusi”/ Biden: Ka vënë këshilltarët në arrest shtëpie!

Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur sot se homologu i tij Vladimir Putin duket se po vetëizolohet në Rusi.

Po ashtu, kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Putin ka pushuar ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilluesit e tij.

“Ai duket se është i izoluar dhe ka disa indikacione se ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij. Por nuk po i kushtoj më shumë rëndësi kësaj çështjeje për momentin.”

Po ashtu, presidenti amerikan lidhi rritjen e çmimit të gazit në SHBA direkt me pushtimin e Ukrainës nga homologu i tij rus.

“Arsyeja për këtë është lufta e Putinit. Dhe tani, shumë njerëz nuk blejnë më naftë ruse në mbarë botën. Unë e ndalova importin rus të naftës këtu në Amerikë. Republikanët dhe demokratët në Kongres e bënë thirrje dhe e mbështetën. Ishte gjëja e duhur për të bërë. Por unë thashë në atë kohë që do të ketë një kosto. Ndërsa nafta ruse del nga tregu global, oferta e naftës bie dhe çmimet po rriten. Tani, rritja e çmimit të Putinit po i godet amerikanët,” tha Biden.

/b.h

Back to top button
LAJMET E FUNDIT