Putin kërcënon rusët që kundërshtojnë luftën në Ukrainë: Fundërrina dhe tradhtarë, Perëndimi po përpiqet të na përçajë

Vladimir Putin ka bërë thirrje që në Rusi të bëhet një “spastrim natyral” i “fundërrinave dhe tradhtarëve”, që kritikojnë pushtimin e Ukrainës, të urdhëruar prej tij.

Nëpërmjet një adresimi televiziv, më 16 mars, presidenti rus po ashtu e ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet ta përçarë shoqërinë ruse, dhe të nxisë një konfrontim civil në Rusi.

Ditën e djeshme, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka quajtur Putinin si kriminel lufte, ndërsa Kremlini i konsideroi këto deklarata si të pajustifikueshme./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT