“Putin llogariti gabim gjithçka”/ Ish-ministri i jashtëm rus del kundër presidentit për luftën

Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë Andrei Kozyrev ka folur për situatën e krijuar në Ukrainë që prej nisjes së luftës.
Duke folur për BBC ai u ndal edhe te strategjia e Vladimir Putin në raport me NATO-n duke theksuar se ai ka llogaritur çdo gjë gabim.
Kozyrev u shpreh se Rusia ka pësuar disfata për shkak se është e varur nga eksportet e lëndëve të para.
Kozyrev shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Boris Yeltsin në vitet 1990.