“Putin po ndjek të njëjtën strategji si Hitleri me Hollandën, çfarë i doli jashtë planit”
Në një lidhje skype për emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, Altin Zaloshnja tha se Putini po ndjek të njëjtën taktikë si Hitleri në sulmin ndaj Ukrainës.
Ai tha se me kapacitetin ushtarak që Rusia ka mund ta pushtojë shumë shpejt Ukrainën.
“Putini donte ta mbaronte shpejt këtë luftë, ukrainasit po rezistojnë. Putin mendonte se do i merrte me radhë shpejt qytetet. Kjo ka treguar rezistencën e atij kombi që ka vendosur të qëndrojë aty. Dihet që Putin mund ta marrë Ukrainën.
Dhe nëse Ukraina lihet pa u ndihmuar nga Perëndimi, dihet që do bjerë. Do ndodhë ajo që quhet luftë guerile. Ai po e sulmon Ukrainën nga Bjellorusia, po përdor të njëjtën taktikë si Hitleri me Hollandën. Nuk dimë nga se vuan ky person. Por me kapacitetin ushtarak që ka, nuk do ketë vështirësi për të marrë Ukrainën. Nuk dimë se kur do ndalet ai, pasi dhe në Moldavi thotë që ka rusë,” tha Zaloshnja.