“Putinit nuk i intereson për ty!”/ Politikani gjeorgjian ‘lëndon’ Lukashenkon: Do të përfundosh shumë keq!

Ish-udhëheqësi i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili  i është drejtuar në Twitter udhëheqësit  të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Bjellorusia konsiderohet   shtet aleat  i Rusisë, me trupat ruse që u futën në Ukrainë nëpërmjet  Bjellorusisë.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve se trupat bjelloruse mund të thirren për të marrë pjesë në luftë, kjo ende nuk ka ndodhur.

Saakashvili i tha Lukashenkos se mbretërimi i tij do të mbarojë nëse ai dërgon trupat në Ukrainë.

“Luka, nuk të kam dhënë kurrë këshilla të këqija. Nëse dërgon trupa në Ukrainë, nuk do të jesh më në pushtet maksimumi pas një muaji dhe do të përfundosh shumë keq. Putinit nuk i intereson fati jot, ti e di”, ka shkruar politikani gjeorgjian në Twitter.

/b.h

Back to top button
LAJMET E FUNDIT