Rama nxjerr faturat e energjisë: Nëse nuk do të kishte vendosur mburojën qeveria, çmimi do ishte 7 herë më i lartë

Kryeministri Edi Rama tha se qytetari shqiptar nuk e paguan i vetëm çmimin për energjinë elektrike por bashkë me qeverinë. Kreu i qeverisë ka publikuar një faturë ku ka treguar se nëse nuk do të kishte mburojnë e qeverisë, qytetari do të paguantë çmimin 7 herë më shumë.

‘Kjo është një faturë energjie e një konsumatori familjar, në faturë ka një çmim 4249 lekë të reja, çmimi real 7 herë më i lartë, nëse s’do të kishim vendosur mburojën familjare për këtë faturë, do i vinte çmimi 29743 lekë ose 297 mijë lekë, reali i krizës energjetike që nuk ekziston. Qeveria për të mos e rritur 9.5 lekë për kv/orë përpara se të fillonte kriza, qeveria paguan në këtë faturë 254 mijë lekë.’- tha Rama.

Të njëjtin veprim ka bërë edhe për sa i përket biznesit të vogël ku është shprehur se nëse do të zbatohej marrja sipas ccmimit të tregut, biznesi do të paguante 1 milion lekë të vjetra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT