Rama: Tek çmimi i naftës kemi ngarkesë ekstra, që të tjerët s’e kanë, por…

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me furnizuesit e naftës, pas rritjes së çmimit të naftës.
Kreu i qeverisë tha se e gjithë bota është në mes të një krize, për shkak të luftës.
“Është e vërtetë që kemi tek struktura e çmimit të naftës një ngarkesë ekstra, që të tjerët nuk e kanë prandaj çmimi është më i lartë.
Por të tjerët nuk kanë 0 TVSH për biznesin e vogël, nuk i kanë kaq të ulëta taksat mbi pagat që janë simbolike, deri në 1 mln lekë të vjetra, nuk i kanë kontributet më të ulëtat në rajon.
Kanë të ardhura nga ngarkesa fiskale mbi individin dhe biznesin e vogël. Të tjerët nuk paguajnë 45 mln dollarë për të kompensuar faturën e energjisë të familjeve në nevojë dhe të pensionistëve,” tha Rama.