Rama ‘tërbon’ vlonjatët: Durrsakët e treguan se më duan më shumë se ata

Kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte në mes dilemës se ku do të kandidonte në Durrës apo në Vlorë. Falë ligjit zgjedhor, si kryetar partie ai vendosi që të kandidonte në dy qarqet në Vlorë dhe në Durrës.
Por Rama me ndarjen e mandateve sipas qarqeve, “tradhtoi” Vlorën, duke qenë deputet i Durrësit për këtë legjislaturë.
Sot Rama gjatë një takimi me biznesin në Durrës “tradhtoi” vlonjatët duke deklaruar se durrsaktët kanë treguar se e duan më shumë se vlonjatët.
Në përfundim të takimit me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës për Paketën e Rezistencës Sociale, kryeministri Edi Rama tha se e treguan që në Durrës e duan më shumë se vlonjatët.
“Shpresoj të mos na duhet të presim për projektet se ndërkohë kemi prerë paratë për shpenzimet që nuk janë investime. Tek projektet shpresoj të mos presim se janë punësim. Nuk do ndërpresim as rindërtimin. Duhet të shohim bonusin e qerasë se kam marrë nja 2 ankesa, shpresoj të mos ndërpresim disa projekte shumë të bukura për Durrësin sepse në këtë moment e treguat me vepra që më donit më shumë se vlonjatët, ndaj jua thashë që kush më do më shumë, do më ketë aty, pavarësisht se jam deputet tek të dyja”, tha Rama në këtë takim.
Kryeministri i është referuar zgjedhjeve të fundit lokale, ku PS-ja fitoi bashkinë në qytetin bregdetar.
Deklarata e Ramës
Shumë faleminderit dhe një herë të gjithëve! Ne po vazhdojmë me Anin projektet. Shpresoj shumë që të mos na duhet të presim projektet, se ndërkohë kemi prerë të gjithë paratë për gjithë pjesën e shpenzimeve që nuk janë investime, zyra, të gjitha llojet e gjërave, por tek projektet shpresojmë që të mos presim se projektet janë punësim. Këtu nuk diskutohet që nuk do presim për vazhdimin dhe përfundimin e rindërtimit. Duhet të shohim pak bonusin e qerasë se kam marrë nja dy ankesa nga disa që nuk janë akoma në shtëpi, shpresoj mos t ndërpresim disa projekte shumë të bukura që kemi për Durrësin se ju e treguat me vepra që në këtë moment më donit ju më shumë se sa më duan vlonjatët atje kështu që unë jua thashë, kush do më dojë më shumë që të më ketë aty, pavarësisht se unë jam tek të dyja dhe jam dhe deputet atje dhe këtu unë, por ama këtu do bëj çmos që bashkë me Anin që me besimin që i dhatë ma ka mbushur mendjen edhe mua tani më shumë se sa e kisha të mbushur që është personi i duhur për këtë punë. Me shaka, por gjysma e të vërtetës. Shumë faleminderit!