Rama tregon porosinë që i ka dhënë OSHEE-së: I kam kërkuar që në fatura t’iu vijë edhe shuma që paguan shteti për ju

Kryeministri Edi Rama teksa është duke prezantuar ditën e sotme “Paketën e rezistencës sociale” ka treguar edhe një kërkesë të bërë ndaj OSHEE-së.

Sipas tij, ai i ka kërkuar OSHEE-së që në faturën e energjisë elektrike për çdo familje të sjellë edhe pjesën e pagesës së buxhetit të shtetit.

Kjo sipas kryeministrit do të sillte transparencë.

“I kam kërkuar OSHEE-së që për çdo faturë energjie të sjellë edhe pjesën e pagesës së buxhetit të shtetit. Nuk e di a do e zgjidhin, por ne do e bëjmë transparente këtë pjesë. Do doja që faturat të ishin në këtë formë.Me faturën reale ti i çon edhe heqjen nga puna të një punonjësi. Ne energjinë e marrim nga burimet tona ujore. Kur ato janë të mangëta, duhet të dalim në import. Në import jemi të detyruar të blejmë energjinë si të tjerët. Thonë disa të tjerë se ne kemi pagat më të ulëta. Kur ti shkon dhe blen energji në treg ai që e shet nuk i thotë sa i kanë pagat klientët e tu.”- tha Rama./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT