Raundi i dytë/ Ukraina do korridor humanitar për civilët, ja tre kërkesat e Rusisë

Një raund i dytë bisedimesh midis delegacioneve ukrainase dhe ruse do të fillojë në Bjellorusi në orën e ardhshme. Fillimisht ishte përcaktuar ora 13.00, por ende nuk ka informacion se përse është shtyrë.

Qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare – rrugë për civilët për t’i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti, sipas negociatorit ukrainas Davyd Arakhamia, i cili më herët postoi një përditësim të shkurtër në Facebook, para helikopterit me të cilin u nis drejt Bjellorusisë.

Ndërkohë, Rusia sipas ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov ka tre kërkesa të qarta:

  • Ukraina duhet të “çmilitarizohet” dhe “denazizohet” (të bëhet neutrale)
  • Krimea – gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në 2014 – të njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë
  • Dy rajone separatiste në Ukrainën lindore – Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut – të njihen zyrtarisht

Media britanike BBC, duke cituar Kremlinin zyrtar thotë se Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike që ka pasur me homologun francez Emmanuel Macron, i ka thënë këtij të fundit se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë – çmilitarizimi i saj dhe statusi neutral – do të arrihen. Dyshja pari një telefonatë 90 minuta më herët të enjten.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT