Reagon PS, Gjiknuri: Shkodra, qendër e vëmendjes së Ramës, pas 1 viti do t’i bindim

Pas humbjes së bashkisë së Shkodrës ka ardhur edhe reagimi i Partisë Socialiste. Socialistët shpresonin të fitonin qytetin që ishte kthyer në një tabu, e kjo përçarje mes PD-së shihej si një mundësi e mirë. Por rezultati i votimit në final tregoi se PS-ja e humbi bashkinë për më pak 2 mijë vota.

Reagimi zyrtar i PS-së, ka ardhur nga ana e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri që ka vlerësuar kandidaten Angoni.

“Faleminderit çdo banori të Bashkisë së Shkodrës për votën e dhënë për Partinë Socialiste dhe kandidaten e saj! Respekt për Majlinda Angonin, për betejën e saj dinjitoze dhe qytetare! Garanci për çdokënd që votoi apo nuk votoi për Partinë Socialiste se Shkodra do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama. Me shumë punë e reflektim, pas 1 viti do mund të bindim edhe ata që nuk na votuan dhe do të meritojmë drejtimin e punëve edhe në Bashkinë e Shkodrës!”, shkruan Gjiknuri

Rezultati i votave

Bardh Spahia 19976

Majlinda Angoni 18029

Xhemal Bushati 7565

Back to top button
LAJMET E FUNDIT