Rezoluta/ Grupimi Berisha depoziton mocionin me debat në Parlament: Largohuni nga…

Deputetët e grupimit “Berisha” kanë ndërmarrë nismën për zhvilluar mocion me debat në Parlament për miratimin e Rezolutës kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë e pasojat e tij edhe ne Rajon.
Lajmi bëhet i ditur nga deputeti i këtij grupimi Tritan Shehu, i cili ka pulbikuar edhe emrat e firmëtarëve të kësaj iniciative që është depozituar së fundmi në Parlament.
Firmëtarë të tjerë janë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Bujar Leskaj, Edmond Spaho, Flamur Noka dhe Isuf çela.
Kjo rezolutë e firmosur nga 6 deputetët të pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Berisha i kërkon qeverisë Rama largimin nga nisma “Ballkani i hapur”. Në rezolutë gjithashtu theskohet se qeveria shqiptare duhet të ndihmojë në shpëtimin e jetës së civilëve ukrainas.
“Të ndërpritet nisma për ‘Ballkanin e hapur’. Rezoluta të dënojë sulmin e Krimesë dhe qendrimin e Serbisë ndaj Rusisë. Rezoluta të dënojë agresionin rus e përdorimin e armëve të rënda. Rezoluta të dënojë njohjen si shtete të Doneskut dhe Luhanskut”, thuhet mes të tjerash në rezolutë.
Nisma është firmosur sot me 2 mars dhe pritet të shqyrtohet nga ana e konferencës së kryetarëve nëse do të futet në rendin e ditës ose jo.
Dy kërkesa për Ballkanin
Ti japë fund nismës së Ballkanit të Hapur që bien në kundërshtim me interesin kombëtar të Republikës së Shqipërisëë për hapjen e negociatave me Bashkimin e Europian dhe procesin e Berlinit.
Të marrë masa për të parandaluar çdo përpjekje të Serbisë dhe Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor