Rrëfehet ukrainsja me lot në sy: Kolegia ime u vra teksa përpiqej të ikte nga Kievi, si po na mëson…

Oksana Ilysevych ukrainase ka folur në lidhje me luftën në Ukrainë dhe vuajtjet që po kalon populli gjatë këtyre 8 ditëve.
Ajo me lot në sy ka treguar se si një kolegia e saj ka humbur jetën, teksa mundohej që të largohej nga Kievi.
Ndër të tjera Ilysevych tha se policia i ka mësuar se si të bëjnë një molotov qytetarët për të sulmuar rusët dhe për të mbrojtur veten dhe familjen.
“Unë nuk i bëj, por ka të tjerë që po. Policia ukrainase i mëson qytetarëve se si t’i bëjë. Gjithashtu dhe të pastrehët mbledhin shishe plastike për të bërë molotov. E gjithë shoqëria është e angazhuar. Një kolege e imja u vra teksa përpiqej të largohej nga Kiev. Të gjithë ukrainasit kanë një urrejtje ndaj rusëve tani” tha ajo në “Open”.