Rritet çmimi i naftës, rikthehen sërish protestat! Ja dita dhe ora kur qytetarët do mblidhen para kryeministrisë

Rritja e çmimit të naftës sërish pas tarifës prej 211 lek për litër duket se do të rikthejë sërish protestat në Shqipëri.

Aktivistët njoftojnë përmes rrjeteve sociale se ditën e martën në orën 17:00 shqiptarët do të rikthehen sërish në protesta para kryeministrisë dhe qëllimi është po i njëjti, rritja e çmimeve.

Njoftimi për nisjen e protestave vjen pasi Bordi i Administrimit të Karburanteve vendosi që çmimi i ri i naftës të shkojë në 245 lekë për litër nga 233 që ishte deri të p[remtën në mbrëmje.

Kujtojmë që qytetarët u ngritën në protestë 3 javë më parë pasi çmimi i naftës në vend arriti një çmim rekord duke shkuar mbi 260 lekë për litër./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT