Rritja e çmimeve në vend/ Balla: Deputetët e PS do dalin në terren për të kontrolluar tregun

Taulant Balla ka folur përpara mbledhjes së  grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke komentuar dhe situatën e çmimeve në vend.

Balla tha se deputetët e PS do dalin në terren ashtu si ministrat për të kontrolluar respektimin e çmimeve të përcaktuara nga Bordi i Transparencës pë karburantët, por edhe për produktet e shportës. Ai shtoi gjithashtu se ditën e nesërme do të ketë një debat për këtë temë të iniciuar nga demokratët.

“Aktet Normative kanë hyrë tashmë në fuqi dhe po zbatohen. Deputetët do t’i bashkohen ministrave për të certifikua masave të marra nga qeveria për të kontrolluar respektimin e çmimeve, qoftë ato të karburanteve dhe qoftë ato ushqimore. Edhe grupi parlamentar nuk mund të jetë i përjashtuar nga një axhendë intensive kontrolli në më shumë 300 njësi administrative në të gjitha bashkitë në mënyrë që këto masat e marra.

Nesër do të kemi në Kuvendin e Shqipërisë një mocion me debat, të iniciuar nga grupi Parlamentar të Partisë Demokratike. Debati do të zgjasë 3 orë ku secili nga grupet do të ketë peshën që i takon. Me të mbaruar seanca nesër të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PS do të jenë në territori”, tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT