Rritja e çmimeve të ushqimeve/ Rama del vetë për të “mbikëqyrur”, kontrollon marketin e lagjes

Kryeministri Edi Rama ka zbritur ditën e sotme në terren për të mbikëqyrur personalisht rritjen e çmimit të ushimeve të shportës bazë.

Bëhet me dije se Rama këtë të dielë ka zhvilluar një vizitë në një market lagjeje i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë.

Kreu i qeverisë në vizitën e tij dhe gjatë komunikimit që ka patur me të pranishmit në market është shprehur se në këtë situatë e rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm.

Nga ana tjetër, në videon e publikuar në rrjetet sociale Rama së bashku me drejtuesin e marketit ka thënë se marzhi i fitimit në këto momente duhet të jetë superminimal.

“E rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm, ku marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë. Kostot të sigurohen dhe ecuria të sigurohet. Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve se të tjerave s’kemi çfarë t’i bëjmë”, ka thënë Rama./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT