Rritja e çmimit të naftës, kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve: Ja kur do stabilizohet situata

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj ka folur në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit gjatë ditëve të fundit.
Ai është shprehur se nafta është një “dyqan virtual”, teksa tha se çmimi i naftës do të ketë goditje rritje e ulje deri në prill që atëherë mendohet se çmimi do të stabilizohet.
“Naftë është një dyqan virtual, kur ngrihet dhe ulet bursa. Çmimet do kenë shumë goditje ngritje dhe ulje, por në rastin më të keq çmimet do të stabilizohen nga prilli. Rusia është prodhuesi i dytë kurse eksportues është i treti. Problemi është se nafta funksionon me oferta që s’balancohen. Prodhuesit e kalojnë tek përpunuesit dhe më pas kalon në ton. SHBA merr shumë pak naftë nga Rusia ndaj edhe e ndali naftën me ta. Pritet që brenda prillit cdo panik të ikë.
Rezervat e sigurisë na detyrojnë që ne të garantojmë tregun fizikisht me furnizim, por jo me çmim, sepse është e pamundur. Në doganën e Durrësit të investigojnë të shikojnë, online në momentin që ti do të ngarkosh një bot të furnizosh pesë pika telefonon, ta mbyllin në Londër ta mbyllin faturën dhe ta sjellin faturën me çmimin online të momentit, kështu furnizojnë depozitat. Derisa ngarkohet në autobot për tu hedhur në treg nafta qarkullon në përgjegjësin e tregave, pra vjen në Durrës si pronësi më përket mua por vlerën dhe pagesën e transferon në momentin që unë e thërrasë. Pra është online, nuk është e mbyllur në vlera”, tha Aliaj.