Rusët gati të SULMOJNË Kievin, publikohen pamjet e karvanit të tankeve drejt kryeqytetit

Pamjet e publikuara këtë të enjte tregojnë se si forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha nga forcat e armatosura të Ukrainës.

Ditën e djeshme Rusia filloi dy sulme në Kievnjë përmes Irpinit dhe një tjetër përmes rrethit lindor të Brovary. Videoja tregon një kolonë tankesh duke u zënë pritë me artileri në qytetin e Brovary, në periferi lindore të Kievit, me disa të detyruar të kthehen prapa. Forcat ukrainase pretenduan se tanket e shkatërruara ishin ruse, me një komandant, kolonel Zakharov, i vrarë gjatë luftimeve.

Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës, tha se forcat e vendit kishin arritur të ndalonin sulmin në Irpin aty pranë dhe po kundërsulmonin të enjten.

”Nata ishte mjaft e vështirë, por në përgjithësi mund të themi se ushtria ukrainase kundërsulmoi afër Kievit. Nuk ka ende informacion të mëtejshëm të detajuar.”, tha ai.

Prej 15 ditësh Rusia po përballet me një rezistencë të fortë nga Ukraina të cilët po luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT